Tetovë 6°C

Na ndiqni:

Tre të mitur raportohen të zhdukur, dy në Vushtrri, një në Prizren

Tre të mitur raportohen të zhdukur, dy në Vushtrri, një në Prizren

Tre të mitur raportohen të zhdukur, dy në Vushtrri, një në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre të mitur janë raportuar të zhdukur, dy prej tyre në Vushtrri, ndërsa rasti tjetër në Prizren. Në raportin 24 orësh bëh

Përditësuar: 8 dhj 2025
1 min lexim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre të mitur janë raportuar të zhdukur, dy prej tyre në Vushtrri, ndërsa rasti tjetër në Prizren.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rastet në Polici janë raportuar nga familjarët.

Lexoni të plotë raportin:

Person i zhdukur

Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri 04.12.2025 – 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.

Fsh. Kollë, Vushtrri 05.12.2025 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Xhavit Bajraktari, Prizren 21.11.2025 – NN. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

Shpërndaj këtë artikull: