
PAMJE TE RENDA/ Shqiptari sulmon me thikë në rrugë ish-gruan e tij në Greqi
PAMJE TE RENDA/ Shqiptari sulmon me thikë në rrugë ish-gruan e tij në Greqi
Mediat greke kanë publikuar pamjet e sulmit të një 55-vjeçari shqiptar ndaj ish-bashkëshortes së tij. Gruaja e moshës 50 vjeçe mori plagë të rënda me thikë në k
Mediat greke kanë publikuar pamjet e sulmit të një 55-vjeçari shqiptar ndaj ish-bashkëshortes së tij. Gruaja e moshës 50 vjeçe mori plagë të rënda me thikë në kokë dhe pjesën e fytyrës nga sulmi në mes të rrugës.
Në përpjekje për të shpëtuar ajo hyri në një supermarket ku është ndihmuar nga klientët e rastit. Në video shihet se si gruaja rrëzohet në tokë në përpjekje për të shpëtuar. Njëri nga dëshmitarët thotë se sulmi kishte nisur që në banesën e gruas.
“I treguan shtëpinë dhe ajo ishte e mbyllur brenda dhe që andej ai theu dritaret dhe hyri nga andej. Ai hyri nga dritarja e jashtme dhe gruaja që ishte e mbyllur, hapi derën dhe vrapoi pa këpucë në rrugë. Ajo erdhi për të gjetur shpëtim në dyqanin ushqimor që ishte më afër” – tha ai për Tv Mega
“Ky person është ish-burri i saj. Ajo ka qenë këtu në Theologos për rreth 3 vjet, me një partner tjetër. Kjo ishte hera e tij e parë në ishull. Autori kishte mori autobusin dhe zbriti në stacion. Meqë nuk e njihte zonën, po pyeste disa njerëz atje në shqip. U thoshte: “Jam vëllai i kësaj zonje dhe po kërkoj shtëpinë e saj dhe nuk e di se ku është. Dhe ata ia treguan shtëpinë” – tha dëshmitari.
55-vjeçari u arrestua dhe përveç thikës në posedim iu gjet edhe një bisturi dhe një kaçavidë. ©LAPSI.al