Tetovë 6°C

Na ndiqni:

Nga 111 te 134 , përcaktohen numrat e partive në fletëvotim për zgjedhjet e dhjetorit

Nga 111 te 134 , përcaktohen numrat e partive në fletëvotim për zgjedhjet e dhjetorit

Nga 111 te 134 , përcaktohen numrat e partive në fletëvotim për zgjedhjet e dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar sot procesin e hedhjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 28 dhjetorit. N

Përditësuar: 8 dhj 2025
2 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar sot procesin e hedhjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Numrat e renditjes për këtë proces variojnë nga 111 deri në 134, dhe subjektet politike tashmë kanë marrë pozicionet e tyre zyrtare.

Renditja e subjekteve politike në fletëvotim:

116 – Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

122 – NISMA Socialdemokrate

123 – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

127 – Lista Serbe

129 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

130- Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Gjatë dy javëve të fundit, KQZ ka zhvilluar përgatitje intensive për mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor, duke përfunduar me sukses një nga hapat më të rëndësishëm – përcaktimin e renditjes së partive në fletëvotim.

Në vijim të këtij procesi, KQZ do të kalojë në fazat tjera teknike, përfshirë miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimeve, si dhe përgatitjet për votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të tregojnë përgjegjësi dhe etikë gjatë procesit zgjedhor.

“Ftoj të gjitha subjektet politike dhe kandidatët që angazhimin e tyre ta zhvillojnë në frymë të bashkëpunimit, respektit dhe përkushtimit ndaj rregullave dhe ligjeve zgjedhore,” deklaroi ai. /Telegrafi/

Shpërndaj këtë artikull: