Tetovë 6°C

Na ndiqni:

Luftë e hapur mes Alketa Vejsiut dhe Olsa Muhametit për spektaklet e darkës

Luftë e hapur mes Alketa Vejsiut dhe Olsa Muhametit për spektaklet e darkës

Luftë e hapur mes Alketa Vejsiut dhe Olsa Muhametit për spektaklet e darkës

Pas kritikave të forta që Alketa Vejsiu drejtoi ndaj Big Brother VIP Kosova, ka ardhur menjëherë kundërpërgjigjja e ashpër e producentes së formatit, Olsa Muham

Përditësuar: 8 dhj 2025
2 min lexim

Pas kritikave të forta që Alketa Vejsiu drejtoi ndaj Big Brother VIP Kosova, ka ardhur menjëherë kundërpërgjigjja e ashpër e producentes së formatit, Olsa Muhameti. Përmes një postimi ironik e goditës në Instagram, Muhameti e akuzon moderatoren se është e papërshtatshme për të gjykuar një format televiziv të kësaj natyre.

“Dmth të gjykosh ti: ‘Mbretëresha’ e programeve të vyshkur, arkaikë, pa emocion, ashtu fake si ty” shkruan Muhameti, duke e goditur drejtpërdrejt imazhin profesional të Vejsiut. Ajo e akuzon se po komenton një program që, sipas deklaratave të saj, nuk e ka ndjekur: “Dhe mos analizo një program, vetëm nga rrjetet sociale meqë thua se nuk e ke parë, se tregon jo profesionalizëm!”

Producente e BBVK vijon tonin e saj ironizues: “S’ke faj se ti ashtu je, fasadë jo brendi, e si e tillë programin e gjykon nga disa video interneti… Gjithsesi të sfidoj, po kam frikë se do humbasësh si para ca vitesh…”

Polemika nisi pasi Alketa Vejsiu komentoi publikisht formatin kosovar të Big Brother, duke e cilësuar të tejkaluar etikisht dhe të mbushur me skena të papërshtatshme. Moderatorja ishte e prerë për tonin e ulët të përmbajtjes: “Nga ajo që shoh në rrjetet sociale, është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës, kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi dhe diskomfort”.

Ajo shprehu pakënaqësi edhe për zgjedhjen e personazheve brenda shtëpisë, duke theksuar se emra të caktuar nuk përfaqësojnë vlera reale televizive: “Pse duhet të bëhen model ca modele që nuk përfaqësojnë asgjë, veç tundin të pasmet dhe na japin leksione erotizmi”.

Vejsiu pretendon se do ta ngrinte nivelin e formatit nëse do ta realizonte vetë: “Do ta prezantoja mirë; do ta ngrija nivelin… Unë i shpall luftë vulgaritetit”, duke nënvizuar se televizioni ka mision publik dhe nuk duhet të bazohet vetëm në sensacionalizëm: “‘The drive’ është ‘Sex sells’. S’do të shisja gjithçka për suksesin e një formati televiziv. TV ka një mision; është hapësirë shumë e privilegjuar”.

Në të njëjtën kohë, moderatorja pranoi se programi ka edhe personazhe “interesantë” dhe se formati, si koncept, garanton audiencë. Por mbetet e vendosur se reduktimi i programit në skena erotike është i papranueshëm.

Përplasja mes dy figurave të njohura të televizionit ka ndezur polemika në rrjetet sociale, duke e kthyer në temë të ditës edhe diskutimin për standardet etike në reality shou-t shqiptare dhe kosovare.

Shpërndaj këtë artikull: